A po rinovon Messi me Parisin, zbulohen detaje të reja
Christophe Galtier ka konfirmuar se janë duke vazhduar bisedimet për zgjatjen e kontratës së Lionel Messit.
Trajneri i Paris Saint-Germainit u paraqit sot në konferencën për shtyp, një ditë para ndeshjes kundër Angers, ku mes tjerash foli edhe për sulmuesin argjentinas.
“Ka diskutime, drejtuesit e klubit kanë biseduar me Leon mbi temën e një zgjatjeje – nuk e di në çfarë faze është”, tha fillimisht ai.
“Leo më duket i lumtur që është në Paris”, shtoi Galtier.
Më herët është raportuar se palët janë në bisedime për zgjatje të bashkëpunimit për së paku edhe një sezon.
Kontrata aktuale e 35-vjeçarit me parisienët skadon në fund të këtij sezoni.