A po e mendon Ronaldo kthimin në klubin e parë? CR7 ka blerë villën 11 milionë euro në Portugali
Cristiano Ronaldo është duke menduar për fundin e karrierës dhe për rikthimin në atdhe për të jetuar.
Kështu, ylli portugez bashkë me partneren e tij, Georgina Rodriguez, e kanë blerë një pronë në rajonin Cascais të Portugalisë.
Sipas mediave të atjeshme, vlera e vilës së tyre të re është 11 milionë euro.
Megjithatë, me renovimin e saj, shuma mund të arrijë deri në 20 milionë euro, që do të bëhej si shtëpia më e shtrenjtë në Portugali, por edhe më luksozja njëkohësisht.
37 vjeçari aktualisht është pjesë e Manchester Unitedit, por mund të largohet prej aty në janar të vitit 2023.
Nuk përjashtohet mundësia që Ronaldo të rikthehet në klubin ku u rrit si lojtar, Sporting Lisbona para përfundimit të karrierës.