A pati rrahje në mes Muriqit dhe Zhegrovës: Policia e Kosovës jep detaje

A pati rrahje në mes Muriqit dhe Zhegrovës: Policia e Kosovës jep detaje

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriqi është përjashtuar ditën e djeshme nga Federata siç thuhej në njoftim “për arsye disiplinore”.

Për përjashtimin e tij u dhanë disa versione, njëri prej të cilëve ishte një përleshje me Edon Zhegrovën e një tjetër se ishte paraqitur i dehur në stërvitje.

Ndonëse asnjëra nuk u konfirmua zyrtarisht, nga policia e Kosovës kanë bërë të ditur për Sinjali se kanë kontaktuar menaxherin e përfaqësueses dhe përfaqësuesit e hotelit.

“Pas raportimeve të mediave, Policia e Kosovës ka  kontaktuar personat kompetent të  hotelit si dhe menaxherin e përfaqësueses dhe ka rezultuar se nuk ka pas elemente për inicim të ndonjë rasti”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Shpërndaje në: