A nuk janë lojtarët e Superligës të përgatitur për Kombëtaren? Përgjigjet Giresse
Nesër Kosova do të takohet me Qirpon në stadiumin ‘Fadil Vokrri”, duel ky në kuadër të ndeshjes së fundit të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Para kësaj ndeshje të madhe ka folur edhe trajneri i Kosovës, Alain Giresse i cili përmendi se portieri, Aro Muriq është lënduar ndaj Irlandës së Veriut, ndërsa tha se mbrojtësi, Amir Rrahmani ka shënuar progres por që duhet t’i përcjellet gjendja e tij.
Giresse u pyet se pse nuk po luajnë lojtarët e Superligës kur janë të ftuar te Kombëtarja, a do të thotë kjo se nuk janë të përgatitur për Kombëtare.
Giresse jep përgjigjen e tij edhe për këtë situatë.
“Sa i përket Emërllahut nuk i ka treguar cilësit me Kombëtaren U21 dhe nuk është njëjtë si të luash në Conferencë League si për Kosovën. E lojtari tjetër, Armend Thaçit ai mund të luajë si lojtar anësor dhe si qendërmbrojtës, kjo është zgjedhja e trajnerit dhe zgjedhje sportive”, tha ai.
Kujtojmë se ndeshja e nesërme zhvillohet me fillim nga ora 20:45./Periskopi/