A ndërhyri policia në festën e ditëlindjes së saj? Sqarohet Diona Fona
Diona Fona ka treguar se si qëndron e vërteta rreth raportimeve se policia ka ndërprerë festën për ditëlindjen e saj.
Ditë më parë, këngëtarja Diona Fona festoi ditëlindjen e 22-të, meqë rast organizoi një festë me miqtë.
Artistja, në atë festë kishte mbledhur miqtë më të ngushtë, ndërsa më vonë u raportua se ndeja ishte ndërprerë në gjysmë, për shkak se kishte ndërhyrë policia.
Përmes një statusi të gjatë, Diona sqaroi gjithë situatën, duke thënë se është keqkuptuar, ngase festa është organizuar sipas kornizave të lejuara nga shteti.
Ajo tha se ishin të ftuar më pak se 20 veta dhe ndeja u mbajt në një hotel dhe iu ishte lejuar të qëndronin deri në orën 21:00, por më pastaj nuk iu lejua të sqaroheshin dhe situata eskaloi.
“Pershendetje. Po e shoh te nevojshme ta jap nje sqarim te vogel per ate qe ndodhi ne ditelindjen time. Nga ajo qe eshte shkruar ne media e shume portale eshte keqkuptuar situata ime dhe nuk eshte ashtu sic eshte shkruar. Festa eshte mbajtur brenda te gjitha kornizave te lejuar nga shteti ne kete kohe pandemie. Kemi qene mysafire ne nje hotel, me pak se 20 veta ku ligji lejon te mbledhen deri 30, dhe ku ishte e lejuar me ndejte me gjate se ne oren 21:00 si mysafire te hotelit. Fatkeqesisht nuk na u dha mundesia me e sqaru kete gje dhe situata eskaloje ne nje menyre te panevojshme, e mos te flas gjera te tjera te pa drejta qe ndodhen ate nate. E kuptoj seriozitetin e kesaj kohe pandemie perkunder asaj cka kane shkruar. Per kete arsye edhe organizova ndejen ne nje hotel, qe lejohet qendrimi n afat te pacaktuar mrena hotelit, dhe nuk thyen rregullat e ndalim qarkullimit qe ishte ne fuqi”, shkruan ajo.
Diona përmend edhe faktin se në këtë periudhë mblidhen deri në 1 mijë veta nëpër salla të vogla, por nuk ka reagime.
“E cka eshte e padrejta e kesaj? Ne kete kohe vazhdimisht mblidhen njerez mbi njemije vete ne salla te vogla e ndeja te ndryshme te palejuara po ndodhen cdo nate dhe asnjehere nuk kane pas probleme te tilla! Hmmm interesant pse… Megjithate shpresoj te mendoni pertej asaj qe vetem lexoni dhe te kuptoni pak nga sqarimi im. Faleminderit shume dashuri”, shkruan ajo.