A mund t’i përballojë rrjeti elektrik evropian mbi 100 milionë vetura elektrike
Sipas studimit të shoqatës energjetike Eurelectric dhe kompanisë konsulente EY, rrjeti elektrik evropian mund t’i përmballojë mbi 100 milionë vetura elektrike. Mirëpo kjo gjë kërkon përgatitje. Sipas ekspertëve, deri në vitin 2035 në rrugët evropiane do të jenë rreth 135 milionë automjete elektrike, që i bie rreth 132 milionë më shumë se sot. Deri atëherë, në rrjet do të duhet të lidhen 65 milionë mbushës, 85% të cilëve nëpër shtëpi private. Rrjedhimisht, mbushja e pakontrolluar mund t’i mbingarkojë rrjetet lokale të energjisë, dhe kjo është arsyeja pse, sipas ekspertëve, nevojitet një kontroll inteligjent i procesit të mbushjes.
Ekspertët rekomandojnë digjitalizimin e rrjetit elektrik, me qëllim të parashikimit dhe uljes së ngarkesës së rrjetit. Studimi po ashtu tregon se Evropa ka nevojë për një politikë të re të energjisë, sepse mbështetja e saj vetëm në burimet e ripërtritshme të energjisë nuk do të mjaftojë për të përmbushjen e të gjitha kërkesave.