A mund të transmetohet Koronavirusi nga nëna te fëmija gjatë lindjes?

A mund të transmetohet Koronavirusi nga nëna te fëmija gjatë lindjes?

Një foshnje kineze u diagnostikua me Koronavirus vetëm 30 orë pasi erdhi në jetë nga një grua e infektuar nga virusi vdekjeprurës.

Mjekët e Spitalit të Fëmijëve në Wuhan – epiqendra e virusit, ku edhe u krye lindja – e përmendën rastin si një provë që gratë shtatzëna mund të transmetojnë virusin te fëmijët, ende pa ardhur në jetë, sipas China Central Televizion (CCTV), televizioni shtetëror i Kinës.

Të hënën, agjencia zyrtare e lajmeve në Kinë raportoi se një foshnjë erdhi në jetë javën e kaluar, por rezultoi negativ ndaj virusit, ndonëse nëna ishte e infektuar.

Ekspertët thanë për foshnja e infektuar mund të jetë një rast i “transmetimit vertikal”, duke iu referuar infeksioneve të transferuara nga nëna te fëmija gjatë shtatzënisë, lindjes ose menjëherë pas saj.

I porsalinduri nuk ka ende ethe dhe kollë, por ka vështirësi në frymëmarrje. Ekzaminimi me rreze X në kraharor tregoi se ka shenja të dukshme të infeksionit.

“Kjo na kujton që t’i kushtojmë vëmendje grave shtatzënë, sepse mund të jetë një rrugë e mundshme e transmetimit të Koronavirusit,” tha Dr. Zeng Lingkong nga spitali, sipas Reuters.

Spitali zbuloi gjithashtu se një fëmijë lindi i shëndetshëm më 13 janar.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë tha të martën se në 80% të vdekjeve të shkaktuara nga Koronavirusi, personat kanë qenë mbi 60 vjeç.

Shpërndaje në: