A mund të pini alkool nëse jeni duke përdorur antibiotikë?

A mund të pini alkool nëse jeni duke përdorur antibiotikë?

Ekspertët shëndetësorë kanë thënë se nuk ka gjasa që pirja e alkoolit në sasi jo të madhe të shkaktojë probleme nëse jeni duke përdorur antibiotikë.

Por, ata gjithsesi bëjnë thirrje që të shmangen pirjet alkoolike kur merrni ilaçe të çfarëdo lloji, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Sipas disa ekspertëve, alkooli mund ta minimizojë efektin e atibiotikëve dhe sipas tyre mund të intensifikojë simptomat e sëmundjes që keni tashmë, të tilla si marramendje ose përgjumje.

Pra, sipas ekspertëve ka disa antibiotikë që ndonjëherë mund të ndërveprojnë me pijen alkoolike, kështu që duhet të jeni të kujdesshëm ndaj pijeve të tilla në këtë periudhë.

Shpërndaje në: