A mund të luajë Verratti për Francën pasi ka aplikuar për nënshtetësinë franceze?
Marco Verratti është bërë një nga lojtarët e preferuar të tifozëve të Parisit.
Italiani ka treguar se po planifikon të aplikojë për një shtetësi franceze për shkak të asaj që i ka dhënë Franca, shkruan Periskopi.
Fëmijët e Verrattit kanë lindur në Francë dhe mesfushori i PSG -së u martua në korrik 2021, në Neuilly-sur-Seine.
“Fëmijët e mi kanë lindur këtu dhe ndihem shumë i rrënjosur në jetën franceze”, tha Verratti për revistën Sportweek të La Gazzetta dello Sport.
Por, të shohim nëse Veratti vërtetë do të dnryshojë kombëtare, apo do të vazhojë të luajë ende për Italinë.
Verratti ka fituar deri në 28 tituj me PSG -në, duke qenë lojtari më i suksesshëm në historinë e futbollit francez.