A mund të jetë trupi ynë imun ndaj Koronavirusit?
Për t’u testuar a jeni të infektuar me coronavirus është e nevojshme të merret mostra (shenja) nga hunda dhe fyti si edhe mostra nga pështyma nëse keni vazhdimisht kollë të ngufatur
Testi i antitrupave quhet edhe testi serologjik dhe do të mund të zbulojë personin i cili tashmë ka pasur coronavirus edhe pas shërimit, transmeton Telegrafi.
Testimi do të bëhej me verifikimin e gjakut të njeriut ndaj antitrupave të coronavirusit në mënyrë që të shihet a është shëruar organizmi nga infeksioni, sepse pra ka zhvilluar imunitet ndaj tij.
Testet aktuale të cilat ekzistojnë zbulojnë vetëm a ka njeriu momentalisht virus në organizëm, ndërsa nuk mund të verifikojë a e ka pasur më parë virusin. Prandaj, ekziston tipi plotësisht i ri i testimit ndaj antitrupave – i cili mund t’ju tregojë a keni pasur virus dhe a jeni imun ndaj tij.
Konsiderohet që herën e dytë është e pamundur “t’ju kapë” virusi, pos në rrethana të jashtëzakonshme.
Këto teste janë hulumtuar në Singapor, i cili në muajin shkurt është bërë një ndër shtetet e para që e ka bërë këtë.
A mundemi të jemi imunë ndaj coronavirusit?
Në të njëjtën mënyrë si edhe gripi që mund të ketë mutacion, është e mundshme që Covid-19 ta bëjë të njëjtën gjë, gjë që do të thotë që ndokush do të mund të sëmuret edhe dy herë.
Doktor Stephen J. Gluckman, mjek i sëmundjeve infektive në Penn Medicine, ka thënë që njerëzit me siguri do të infektohen një herë me virus, kur të krijojnë imunitet te shumica e njerëzve, mu sikur që është krijuar te të tjerët coronavirusi.
Coronaviruset nuk janë të reja, ekzistojnë tashmë një kohë të gjatë në forma të shumta dhe nga to nuk sëmuren vetëm njerëzit.
– Dimë mjaft mbi koronaviruset në përgjithësi, ndërkaq konkluzioni mbi imunitetin është ky: njëherë kur infektoheni me koronavirus të caktuar, pastaj bëheni imun ndaj tij – ka thënë ai. /Telegrafi/