A mund të jenë vetëm miq një mashkull e një femër?

A mund të jenë vetëm miq një mashkull e një femër?

Se a mund të mbesin vetëm miq një mashkull e një femër është një nga pyetjet më kontroverse qysh prej një kohe shumë të gjatë.

Siç kemi pasur mundësinë të shohim në filmin ‘When Harry Met Sally’ ose në serialin ‘Friends’, meshkujt dhe femrat gjithmonë përfundojnë duke u joshur nga njëri-tjetri.

Pavarësisht sa shumë përpiqeni ta ndani shokun nga dashnori, gjithmonë është e vështirë ta bëni këtë me sukses.

Pas hulumtimeve të ndryshme, shkencëtarët kishin zbuluar se meshkujt kanë tendenca të jenë më të lidhur me ‘shoqet’ e tyre, ndërkaq femra kanë tendenca të jenë më pak të lidhura me ‘shokët’.

Kjo nuk do të thotë se femrat janë të përmbajtura në miqësi, por thjesht nuk janë të joshura nga meshkujt që i konsiderojnë shokë. Ndërkaq meshkujt janë ata që shpeshherë nuk mund të përballojnë të qëndrojnë në zonën e miqësisë dhe fillojnë të krijojnë ndjenja për shoqet.

Këtë e mbështet edhe një studim tjetër me 200 vullnetarë, ku, sipas anketimit, 42% e meshkujve kishin pranuar se ndihen të joshur nga shoqja, ndërkaq vetëm 29% e femrave e pranojnë këtë fakt.

Çështja është se meshkujt janë më të prirë të zhvillojnë ndjenja për shoqen, ndërkaq një fakt tjetër është se shumica e veprimeve të femrave mund të keqkuptohen nga shoku i saj.

Thënë më thjesht, nëse silleni mirë dhe jeni e shoqërueshme me shokun tuaj, shanset janë, sipas këtij studimi, se së shpejti mund të ketë shkëndija të dashurisë apo pëlqimit.

Shpërndaje në: