A mund të infektohet një person dy herë me koronavirus

Disa persona që janë prekur nga koronavirusi, por që kanë arritur të shërohen prej tij, janë përballur me një situatë të frikshme: nuk ka zgjatur shumë, dhe ata janë infektuar serish.
Raste të tilla janë regjistruar në Kinë dhe Japoni. Mjekët shpjegojnë se koronaviruset e zakonshme, apo shkaktarë të gripave që njihen deri tani, nuk e imunojnë personin e prekur prej tyre.
Ekspertët thonë se kjo vlen dhe për virusin e ri: kush shërohet prej tij, nuk është imun.