A mund ta mbajë një fjalim Kadri Veseli pa përdorur këtë shprehje
Liberalizimi i vizave do të ndodh në fund të këtij viti, pasi që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret të cilat janë dashur për të lëvizur lirshëm.
Kështu tha kryetari i Kuvendit Kadri Veseli gjatë një bashkëbisedimi me studentët e Kolegjit UBT.
Kreu i Kuvendit që mori pjesë në Kolegjin UBT ku po mbahet konferenca “Free Market Road Shoë”, që sivjet për moto ka “Values, Ëhat Values?”, u shpreh se ajo që tashmë i duhet vendit është që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë.
“Procesi i liberalizimit të vizave që do të ndodhë në fund të vitit, që do të jetë jo vetëm Ii domosdoshëm por nuk ka rrugë tjetër për arsye se shteti jonë, Republika e Kosovës i ka plotësuar të gjitha kriteret që duhet për të lëvizur lirshëm, në të njëjtën kohë të ecim në pjesën e cila që është më qenësore, ajo që i duhet Republikës së Kosovës e ajo që i duhet Kosovës më së shumti është që rinia si ju të qëndroni këtu të jetoni në Kosovë dhe jo të mendojë që ta gjejë rrugën e jetesës jashtë vendit të vet”, tha Veseli