A lejohet të hahen hurmat e Iranit? Ja një sqarim

A lejohet të hahen hurmat e Iranit? Ja një sqarim

 

Te disa myslimanë shqiptarë, tash gjatë muajit të Ramazanit është shfaqur dilema, nëse është haram të hahen hurmat që vijnë nga Irani.

Propaganda e tillë ka filluar të përhapet në komunitetin islam, dhe shumë besimtarë që kanë kaluar gjithë ditën pa ushqim, kanë filluar të frikohen nëse agjërimi u ka shkuar kot, pasi në iftar kanë konsumuar hurma nga Irani.
Lidhur me këtë, ka reaguar Profesori i Shkencave Islame, Mustafa Bajrami.

Ai përmes një shkrimi ka udhëzuar besimtarët që mos t’iu besojnë këtyre fjalëve.
“…meqë një grup prej juve ka konstatuar se nuk bënë me i hangër hurmet e Iranit (nga frika mos po bohemi najkah shii) e një grup tjetër ka thënë se nuk bëjnë as ato t’Saudisë (gjithashtu nga frika mos po bëhemi vehabi), çka po jav merr mendja, a shkojmë me opsionin e tretë e po t’i hamë t’Holandës (mos helbetna po bohemi evropianë)…?!”, ka shkruar Mustafa.
Shkrimi i plotë:

UDHËZIM VËLLAZËROR !!
(Hurmat dhe solidariteti i disave ndaj nesh!!)
Vllazni, meqë një grup prej juve ka konstatuar se nuk bënë me i hangër hurmet e Iranit (nga frika mos po bohemi najkah shii) e një grup tjetër ka thënë se nuk bëjnë as ato t’Saudisë (gjithashtu nga frika mos po bëhemi vehabi), çka po jav merr mendja, a shkojmë me opsionin e tretë e po t’i hamë t’Holandës (mos helbetna po bohemi evropianë)…?!
P/S: (Falenderim): Zoti ju shpërbleftë për mundin dhe kujdesin që po tregoni ndaj neve në këtë muaj të Ramazanit…!.

 

Shpërndaje në: