A kanë të njëjtën adn binjakët identikë?

A kanë të njëjtën adn binjakët identikë?

Me siguri për këdo që ka hasur dy binjakë identikë ka parë tipare të ngjashme të fytyrës dhe sjellje në mënyrë të ngjashme por a janë binjakët identikë tërësisht të njëjtë? Binjakët identikë duken njësoj, shpesh vishen njësoj (kur nënat e tyre i veshin njësoj), dhe është e vështirë të dallosh ndryshimin tek ata.

Por a ndajnë binjakët identikë gjithashtu të njëjtën ADN?

Së pari duhet të sqarojmë se cilët janë binjakët identikë. Kur në një shtatzëni mbarten dy pasardhës, ata njihen si binjakë. Në një skenar normal, një vezë e vetme fekondohet nga një spermë e vetme. Megjithatë, kur veza fekondohet dhe fillon të ndahet dhe zhvillohet, ajo mund të ndahet në dy. Pas ndarjes, ndërsa të dy zigotët udhëtojnë në mitër, secili prej tyre vazhdon të rritet. Në këtë mënyrë lindin binjakët identikë. Binjakët e njëjtë njihen edhe si binjakë monozigotikë që zhvillohen nga një vezë. Binjakët që zhvillohen nga dy vezë të ndara dhe janë fekonduar nga dy spermatozoide të ndryshme quhen binjakë vëllezër ose dizigotikë.

A kanë binjakët identikë ADN të njëjtë?

Binjakët e njëjtë fekondohen nga e njëjta vezë dhe kështu njihen se kanë të njëjtat gjene. Ata mund të ndajnë të njëjtën ADN por ata nuk mund të jenë identikë dhe mund të mos jenë gjithmonë të ngjashëm. Kjo pasi në momentin që zigota e vetme ndahet në dy embrione, menjëherë ADN-ja fillon të ndryshojë për secilën prej tyre. Dallimi në ADN nuk zbulohet në testet e zakonshme, por nëse gjenomi i tërë i të dy binjakëve testohet, këto dallime mund të shihen. ADN-ja e çdo njeriu ndryshon pa dyshim dhe kjo është e vërtetë edhe në rastin e binjakëve. Për shembull, shenjat e gishtërinjve në binjakët identikë ndryshojnë.

ADN-ja e një personi modifikohet për shkak të mekanizmave epigjenetikë gjatë një periudhe kohore që njihet  si metilimi i ADN-së. Kjo rezulton me ndryshime në strukturën kimike të ADN-së dhe gjithashtu ndikon në aktivitetin e disa gjeneve, bazuar në mënyrën e jetesës dhe dallimet e tjera. ADN-ja e binjakëve identikë mund të ndryshojë me mjedisin ku rriten. Faktorët e mjedisit mund të ndikojnë gjithashtu në pamjen fizike të një personi.

Binjakët identikë shpesh përshkruhen si klone të njëri-tjetrit. Ata me siguri kanë të njëjtin genotip pasi zhvillohen dhe lindin nga e njëjta vezë e fekonduar, por ata nuk mund të jenë saktësisht të ngjashëm.

Shpërndaje në: