A ka një lidhje mes akneve dhe bulmetit? Çfarë thonë studimet

A ka një lidhje mes akneve dhe bulmetit? Çfarë thonë studimet

Aknet përcaktohen si acarim i lëkurës, që ndodh kur poret bllokohen me qeliza të vdekura të lëkurës ose baktere

Pikat e zeza, pikat bardha, aknet cistike dhe pustulat janë rezultat i këtyre poreve të bllokuara.

Aknet janë në nga gjendjet më të zakonshme dhe më të përhapura të lëkurës. Ndërsa shifrat e njerëzve me akne po rriten, gjithashtu është rritur edhe shkalla e konsumit të qumështit dhe bulmeteve të tjera.

Image

Sidoqoftë, ekzistojnë shumë arsye pse aknet shfaqen dhe lëkura e çdo personi është e ndryshme, por sipas studimeve, ka prova të rëndësishme që mbështesin idenë se bulmeti mund të irritojë lëkurën dhe të shkaktojë puçrra te disa njerëz.

Çfarë thonë studimet

Shumica e studimeve të bazuara në prova pajtohen me Trusted Source, që thotë se aknet mund të shkaktohen nga bulmeti. Ajo që studiuesit ende po zbulojnë është se cila është lidhja themelore mes tyre.

Lopët trajtohen me hormone artificiale, që ndikojnë në furnizimin e tyre me qumësht. Studime sugjerojnë se këto hormone, mund të jenë duke nxjerrë jashtë ekuilibrit hormonet tuaja dhe kjo çon në shkaktimin e akneve.

Një teori tjetër është se në qumësht rriten në mënyrë natyrale “hormone rritjeje”, gjë që shkakton akne.

Një teori e tretë thotë se produktet e bulmetit, kombinuar me nivele të larta të ushqimeve të procesuara dhe sheqernave e bëjnë lëkurën me tendencë për akne.
Jo të gjithë produktet e bulmetit ndikojnë njësoj në lëkurë.

Trusted Source ka vënë re se qumështi i skremuar është shkaktari më i mundshëm i puçrrave.

Si ndikon bulmeti te lëkura

Lopët prodhojnë qumësht për të ushqyer viçat e tyre dhe për t’i ndihmuar ata të rriten. Hirra dhe kazeina, proteinat në qumësht, stimulojnë rritjen dhe hormonet tek viçat, dhe tek ne kur pimë qumështin e tyre.

Kur i tretim këto proteina, ato lëshojnë një hormon të ngjashëm me insulinën, të quajtur IGF-1. Ky hormon shkakton shpërthimet/ acarimet e lëkurës.

Ndonjëherë hormonet në qumësht gjithashtu mund të bashkëveprojnë me hormonet tona, duke ngatërruar sistemin endokrin të trupit tonë dhe duke sinjalizuar përsëri acarim të lëkurës.

Laktoza është sheqeri natyror i pranishëm në qumësht. Nëse i përkisni 56 përqind të njerëzve që janë intolerantë ndaj laktozës, aknet tuaja mund të jenë shkak i një ndjeshmërie ndaj laktozës ose reaksionit alergjik.

Çfarë të bëni nëse ju është acaruar lëkura

Ka disa gjëra që mund të bëni për t’i qetësuar aknet:

∙ Provoni një trajtim pa recetë. Shikoni për trajtime që përmbajnë acid salicilik ose alfa acide hidroksi. Këto përbërës mund të zhbllokojnë poret.
∙ Shmangni larësit me bazë vaji dhe reduktoni grimin.
∙ Me siguri e keni dëgjuar 1000 herë, por MOS I NGACMONI PUÇRAT!
∙ Kontaktoni me një dermatolog

Çfarë tjetër mund të jetë duke ju acaruar lëkurën?

Nëse dyshoni se aknet po ju vijnë nga konsumi i bulmetit, provoni një dietë të eliminimit.

Shihni si reagon lëkura juaj.

Nëse bulmeti nuk është shkaktari i akneve, ka shumë faktorë të tjerë ndikues:

∙ Alergjitë ndaj përbërësve në produkte të caktuara.
∙ Nivelet e hormoneve që luhaten gjatë pubertetit, gjatë dhe pas shtatzënisë, dhe para dhe gjatë një cikli menstrual mund të shkaktojnë gjithashtu puçrra.
∙ Ekziston dhe një lidhje midis akneve dhe stresit.
∙ Një faktor tjetër, është ai gjenetik.

Aknet nuk do të kenë gjithmonë lidhje me bulmetin apo qumështin në veçanti, por ia vlen të eksperimentoni me dietën ushqimore, për të zbuluar se si ndikon ai në lëkurën tuaj.

Për çdo gjë, bisedoni gjithnjë me mjekun ose dermatologun tuaj.

Shpërndaje në: