A ka më keq se të mos vendosësh maskë? Po, të mos mbulosh edhe hundën kur e vendos

A ka më keq se të mos vendosësh maskë? Po, të mos mbulosh edhe hundën kur e vendos

Ka diçka më bezdisëse se dikush që nuk vendos maskë kur duhet të jetë duke e vënë maskën; është dikush që e vendos maskën jo krejtësisht, duke e lënë hundën të pambuluar. Sa i përket përhapjeve virale, një gjë e tillë e bën gjithë punën e vënies së maskës të pakuptimtë, dhe nëse keni marrë mundin të vendosni një maskë, pse nuk do ta vendosnit si duhet?

Por, ndjesitë e mia shkojnë edhe më thellë se kaq: pamjen e një hunde jashtë maskës e gjej si diçka të neveritshme. Frika nga hundët thirret “rhinophobia”; ndoshta e kam. Në një sajt mjekësor, e kam parë se hunda përshkruhet si një “projeksion tri-angular në qendër të fytyrës”. Kjo më bëri të zmbrapsem pak, edhe pse fjala “projeksion” është tepër e zbehtë. Do ta quaja protuberancë. Dhe kujt i pëlqen protuberancë?

Znj. Fairs mund të ketë fajin për këto ndjenja. Ajo ishte mësuesja ime e muzikës në shkollë. Një herë e tregoi një tregim për një pianist në një koncert që kishte qenë i lindur i verbër por që shikimi mrekullisht i ishte kthyer. Ajo rrëfente se e vetmja gjë, pra e vetmja pamje, me të cilën nuk mund të pajtohej ky muzikant pasi iu kthye shikimi ishte hunda e njerëzve. Kjo më ka mbetur në mendje edhe mua për 40 vjet.

Nuk është që vërej apo i urrej hundët e njerëzve në rrethana normale. Një dost imi e ka një hundë tepër të madhe dhe mua më pëlqen shumë. Mendoj se, zakonisht, hunda shkrihet te fytyra; hunda e përveçuar duket keq. Ajo shtyn protuberancën në qendër, ku nuk duhej kurrë të ishte. Është krejt gabim.

Adrian Chiles është kolumnist i The Guardian. /Periskopi

Shpërndaje në: