A ka dalë pozitiv me Covid-19? Labi deklarohet

A ka dalë pozitiv me Covid-19? Labi deklarohet

Ish-deputeti Labinot Tahiri është lajmëruar nga plazhi në një paraqitje direkte në Facebook.

Këngëtari ka thënë se nuk është testuar asnjëherë për Covid 19 dhe as nuk është i infektuar.

“Sikur ta kisha bërë testin dhe të isha pozitiv, do t’ju tregoja”

Labi ka akuzuar një medium kosovar se ka raportuar rrejshëm për të dhe se nuk ka asnjë mjek në Kosovë që mund të thotë se e ka testuar.

Ai ka treguar se për momentin gjendet në bregdet, prej ku edhe është deklaruar dhe thotë se së shpejti do të kthehet në Kosovë.

Ish-deputeti është përfolur shumë, pasi i revoltuar që nuk po lejohet mbajtja e dasmave, në një protestë të thirrur para Qeverisë ka thënë se “s’ka virus”.

Shpërndaje në: