A jeni gati? Fury po rikthehet në ring, kundërshtari i tij një ‘bishë’ e vërtetë

A jeni gati? Fury po rikthehet në ring, kundërshtari i tij një ‘bishë’ e vërtetë

Tyson Fury ka vendosur që të rikthehet në boks.

Përmes një video-mesazhi, kampioni i botës në peshat e rënda njoftoi se e ka ndërmend të sfidohet sërish në ring.

Kundërshtari i tij i ardhshëm do të jetë Derek Chisora.

Gypsy King ndër të tjera tha se gjithnjë ka dashur të ndeshet me Chisoran.

“Vendosa të kthehem në boks pasi dua të bëhem boksieri i parë që fiton dy trilogji: Një me Wilderin dhe një me Chisoran. Gjithmonë kam thënë se do të ndeshem me Chisoran dhe ja ku jemi. E kam zgjedhur Isaac Lowe si trajnerin tim, pasi kur isha me Peter, ai ishte aty. Ai ishte gjithnjë aty. Ai më njeh më mirë se çdokush”, përfundoi Fury.

Shpërndaje në: