“A je avokat i Agim Ademit”, eskalon debati live mes gazetarit dhe Faruk Statovcit
Një nga temat që po diskutohet sonte është se a duhet të zhvillohet Superkupa e Kosovës në Turqi.
Por, për këtë gjë nuk po pajtohen redaktori i “Albanian Post”, Valon Rashiti dhe trajneri, Faruk Statovci.
“Nuk e di pse gjithmonë duhet ta luash rolin e avokatit të zotit Ademi, kryetarit të Federatës. Çdo emision e ke këtë rol. Unë nuk e di a je me pagesë apo i jashtëm,” tha Rashiti.
Teksa, edhe Statovci pati një kundërpërgjigje.
”Kush je sepse nuk po të njoh. Futboll nuk lexohet, luhet dhe punohet. Kur flas unë ngo, se unë të ngova. A je ardh ti me shty me mu a? Besom nuk kam energji të merrem me ty, pasi nuk ia vlen,” tha Statovci.
Më poshtë mund të shikoni pjesën e plotë të debatit.
“A je avokat i Agim Ademit”, “a je me pages a qysh”, “kush je ti, kur flas une ngo”, eskalon debati ndërmjet gazetarit Valon Rashiti dhe Faruk Statovcit
Posted by RTV Dukagjini on Sunday, January 21, 2024