A janë më të sigurta automjetet moderne apo ato pak më pak moderne
Ky përfundim doli nga studimet e fundit të Klubit Gjerman të Automobilave (ADAC), të kryer në 500 vetura.
Shumica e prodhuesve të veturave thjesht nuk instalojnë më fare asnjë sistem të mbrojtjes së veturave nga vjedhet. Siç u dëshmua nga testimet e vazhdueshme të ADAC të cilat u kryen në 500 vetura me sisteme të mbylljes/hapjes pa çelës, gati të gjitha automjetet mund të hapen dhe vidhen pa ndonjë problem. Vetëm pesë përqind e veturave të analizuara dolën të ishin të sigurta, gjegjësisht të mbrojtura nga sulmet, respektivisht vjedhjet me rreze të gjera, përmes hapjes me ndihmën e aparatave speciale, kutive me rele të veçantë, përmes forcimit të sinjaleve të emituara nga çelësi, etj…
Madje, pronarët e veturave me sisteme pa çelës mund të shndërrohen në viktima edhe për herë të dytë: atëherë kur, për shembull, policia e gjen dhe inspekton automjetin e vjedhur, por në te apo brenda tij nuk gjenden shenja të vjedhjes. Kjo pastaj mund të krijoj probleme për zgjidhjen e pretendimit për vedhje, dhe për ngritjen e pretendimit se pronari ka falsifikuar vjedhjen për të mashtruar kompaninë e sigurimeve.