A jam unë njeri i mirë? E pyetët GOOGLE-në, ja cila është përgjigjja
Çdo ditë të lume, miliona internetxhi ia shtrojnë GOOGLE-s do pyetje të rënda filozofike. Të lexojmë përgjigjjen për një prej tyre.
Filli i të qenit njeri i mirë është të kuptosh se mund të mos jesh i mirë, ose se mund të sillesh keq. Kur e merr vesh këtë, gjërat komplikohen mosvet.
Komplikimi më i zakontë, ndoshta, është se nuk ka pajtueshmëri në atë se çka e përbën njeriun e mirë. Në fakt, nuk ka pajtim as për atë se a duhet të pajtohemi ne, se cilin ta quajmë njeri të mirë. Në disa forma të skajshme të individualizmit teorik, i vetmi gjykim, nëse ju jeni njeri i mirë është vetvetja: mashtrimi në taksa, të jesh si Donald Tramp, të shkruash komente në faqe të lajmeve – çkado që ju duket e drejtë juve. Në praktikë, megjithatë, askush nuk e beson këtë. Edhe sociopatëve jua ndinë për mendimin e të tjerëve.
Por, para se të dalim te pyetja se çfarë e bën njeriun të mirë, jemi përpara një zori bazik për pyetjen tonë: nëse e pyesim veten, përgjigjja që marrim mund të jetë e mbushun me rrena. Edhe kur ne e dijmë se kemi bërë diçka keq, mendjet tona e fshijnë atë dije prej nesh. Një studim i botuar nga PNAS së fundmi, tregonte se ne kemi vështirësi që të formojmë kujtimet tona në ato momente në të cilat nuk jemi sjellur mirë, dhe nëse ato formohen, çintegrohet ose fshihen nga kujtesa më shpejt se gjërat e tjerat. Dhe kjo ishte një e vërtetë që dihej shumë përpara shkencës laboratorike, nga secili që e studionte natyrën njerëzore, prej Shën Agustinit (St Augustine) e deri te Xhejn Ostin (Jane Austen).
Kjo nuk është një pengesë e pakalueshme, por përpjekjet e vetnjohjes duhet të marrin parasysh sesa perspektivë e zorshme që është kjo. Alternativat, sidoqoftë, janë më të këqija. Dhe është gjithmonë e mundur që në fund të eksplorimeve tona, ne të zbulojmë se nuk ishim, në fund të fundit, krejt jotolerant dhe të gërrditshëm, por mjaftueshëm të mirë.
Çka nënkupton të jesh, i mirë mjaftueshëm? Mjaftueshëm i mirë për çka?
Që të flasim troç, janë tri ide të mëdha rreth asaj sesi duhet të masim mirësinë: do të ishte çështje e ndjekjes së rregullave; e kultivimit të virtyteve të drejta; mund të jetë diçka e gjykuar nga suksesi: a e bëra botën një vend më të mirë? Krejt këto janë mbajtur si të vetëkuptueshme në disa kultura dhe qesharake në të tjera. Në praktikë, çdo gjykim do të ketë elemente të të trijave, por njëra prej tyre trajtohet si mbizotëruese.
Kultura jonë e sotme, zakonisht, e merr konsekuencializmin si diçka të paprekshme. Sipas këtij drejtimi, të jesh person i mirë matet me atë sesa të mira i bëni botës. Në këto vija konsekuencialiste, ju mund t’i përgjigjeni pyetjes duke matur gjërat e mira që keni bërë me gjërat e këqija, shumica prej të cilave zor se iu kujtohen, për të marrë përgjigjjen. Kjo është problematike për dy arsye. E para është elementi i fatit. Njerëzit me fuqi duken moralisht më të rëndësishëm, dhe të aftë për të bërë mirë, nën këto rregulla, sepse ata mund ta ndryshojnë botën më shumë se të tjerët. Në anën tjetër, të pafuqishmit – bebet, të moshuarit, apo njerëzit e hendikepuar – duken moralisht të parëndësishëm sepse nuk mund të bëjnë asgjë. Ky është poashtu problemi i matjes së të mirës së bërë në botë. Sokrati mendonte se ishte pjesë e virtytit, t’ju bëje keq armiqëve tu ose njerëzve tjerë të këqinj. Jezusi nuk pajtohet.
Etika e virtytit sillet rreth kundërshtimit të parë (dhe në këtë shikim, Krishterimi është lloj i etikës së virtytit, qëkur urdhëresa është të duash Zotin dhe komshiun përpara se të ndjekni ndonjë urdhër tjetër të caktuar). Ajo që ka rëndësi nuk është nëse do të fitoni apo humbni, por si e luajtët lojën. Çmimi që do të paguani për këtë është tragjik. Duhet të pajtohesh që njerëz përnjëmend të mirë do të vuajnë dhe do të humbin keq, ose do t’ia kushtojnë mirësinë e tyre kauzave të këqija. Kemi të bëjmë me realizëm. Në Testamentin e Vjetër, Xhobi (Job) ishte njeri i mirë dhe shihni se çka i ndodhi. Satani ia mori shnetën, familjen dhe gjithçka që ai kishte.
Xhobi megjithatë, nuk u mbajt si njeri i virtytshëm, që kultivoi kurajë, durim a drejtësi, sa dikush që do t’i ndjekte rregullat. Ai bëri atë që Zoti e urdhëroi, dhe ashtu siç shoqëria priste. Duhet lënë Zotin të lirë, kështu kanë bërë njerëzit shumicën e kohës, dhe kështu duhet të bëjnë. Ju bëni ashtu siç mendoni se shihet sjellja e mirë. Pastaj vdisni, dhe kurrë s’e merrni vesh se pas disa qindra vjetësh, shoqëria ka përparuar, dhe disa gjëra që i merrnit si të sigurta e të vetkuptueshme cilësohen si krime mizore.
E vetmja gjë e sigurtë rreth kësaj pyetjeje është se nëse kurrë s’iu ka shkuar ndërmend, atëherë përgjigjja për të është JO (kujto pyetjen).
Guardian| përktheu Periskopi