A ishte “diss” dhe i regjistruar “freestyle” i shumë përfolur, Capital-T flet për herë të parë

A ishte “diss” dhe i regjistruar “freestyle” i shumë përfolur, Capital-T flet për herë të parë

Reperi i njohur Capital-T ishte i ftuar para disa ditëve në një emision, ku bëri një “freestyle” që habiti të gjithë.

“Ma reper se ti është Lori”, ishte fjalia që mori gjithë vëmendjen, meqenëse u tha se kishte qenë një “diss” për Mozzik.

Pas këtij veprimi të tij, Loredana e hoqi nga lista Instagrami reperin.

Por, ai ishte me të vërtetë kjo fjali “diss” për Mozzikun dhe a ka qenë “freestyle” i regjistruar, e ka sqaruar vetë reperi në një bashkëbisedim me ndjekësit.

“A ishte diss Freestyle i shumë folur?” ishte pyetja që iu bë reperit, derisa ai u përgjigj “thashetheme.”

Ndërkohë, për akuzat se freestyle ka qenë i regjistruar dhe jo live, Capital-T ka mohuar një gjë të tillë, duke shtuar se ka qenë live dhe nuk ka patur mundësi dhe as ndonjë mënyrë për të ndryshuar CD.

Shpërndaje në: