A ishte ai fituesi i mohuar i Big Brother VIP3? Jul Deda reagon për herë të parë pas spektaklit

Julian Deda, finalisti i “Big Brother Vip Albania 3” reagoi për herë të parë pas mbarimit të spektaklit ku ai nuk ia doli të fitonte.
“Me dashuri për Zemrat e mia…! Ju dua…!”, shkroi ai.

Ai tha se njëri do të fitonte dhe e pranoi deri diku humbjen, por nuk e fshehu zhgënjimin.
Nuk dihet nëse zhgënjimin Jul Deda e pati me produksionin apo jo, sepse në reagimin e tij, falënderoi publikun dhe e konsideroi veten të bekuar që ka pasur mbështetjen e tij.

Ai madje tha se ka mbetur i surprizuar pas daljes nga Big Brother, nga mbështetja e publikut që ishte shumë herë më e madhe se ajo që ai kishte menduar.
Gjatë reagimit, Jul Deda pati reagime të shumta dhe mbështetje nga fansat.