A i shkatërroi Rusia raketat amerikane në Siri? Dalin detaje të reja

Periskopi.com Lajme

Ushtria e Rusisë pretendon se mbrojtja ajrore siriane e cila është furnizuar për tre dekada me armët më moderne ruse ka shkatërruar 71 nga 103 raketat e hedhura nga aleatët e Shteteve të Bashkuara.

Ndërsa filluan të dalin më shumë detaje rreth objektivave të vendeve nga sulmet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, gjenerali Sergej Rudskoi i ushtrisë ruse tha se sulmet nuk kishin shkaktuar viktima dhe se objektet ushtarake siriane pësuan vetëm pak dëme, raporton “The Guardian”, transmeton Periskopi.

Megjithatë është pak e besueshme për këto pretendime pasi shumica e sistemeve të furnizuara nga Moska janë të rangut Pantsir S-1, që kanë aftësi anti-raketore.

Rusia ka thënë se këshilltarëve të saj u kanë dashur të paktën 18 muaj për të “rindërtuar plotësisht” sistemin mbrojtës ajror të Sirisë, dhe gjithashtu kanë thënë se numri i madh i raketave ka “Efektivitetin e lartë të armatimit në Siri dhe trajnimin e shkëlqyer të ushtarëve sirianë të përgatitur nga specialistët tanë”.

Edhe pse Rusia sugjeroi që forcat siriane janë përgjegjës për sistemin e tyre mbrojtës ajror, këshilltarët rusë kanë një histori të gjatë të sistemeve operative në situata të tilla./Periskopi/