A i dëmtojmë flokët gjatë dushit?!- Këto janë gabimet më të shpeshta që i bëjmë
Përdorimi i mjeteve të nxehta si masha e tharësja, rregullimi i flokëve në të njëjtin model për një kohë të gjatë, përdorimi i produkteve të ndryshme, larja e shpeshtë, mungesa e lëndëve ushqyese në regjimin ushqimor e shumë faktorë të tjerë ndikojnë në shëndetin e flokëve!
E sikur të mos mjaftonin këto, bëjmë dhe gabime të tjera gjatë kohës që i pastrojmë!
Këto janë gabimet që bëjmë shumë shpesh kur pastrohemi, e që rezultojnë me dëmtimin e flokëve;
Zgjedhni një shampon që nuk shkumon
Sa më shumë të shkumojë një shamponi aq më shumë kimikate ka. Është sulfuri, kimikati që shkakton reaksionin e shkumës, por që nuk bën asgjë më shumë sesa dëmton flokët tuaj. Të gjithë ekspertët rekomandojnë të zgjidhni produktet e kujdesit të flokëve pa sulfur.
Mos i lani flokët shpesh
Larja e shpeshtë e flokëve i dëmton ato dhe u largon yndyrën e shëndetshme nga rrënjët, duke i lënë të thatë e pa jetë. Nëse djersiteni gjatë stërvitjes fizike, nuk është nevoja t’i lani flokët , sepse djersa nuk është papastërti, ajo thahet, por nëse sërish nuk e duroni dot ju thjesht mund t’i shpëlani me ujë.
Përdorni shampon të thatë
Bëjeni mike shampon e thatë, ndonëse vajzat janë skeptike ndaj këtij produkti, kur ta provoni, nuk do hiqni më dorë prej saj. Shampot e thata në trajtë pudre kanë aftësinë të largojnë yndyrën e tepërt nga flokët pa i dëmtuar ato.
Lagni flokët mirë para se të aplikoni shampo
Përpara se të aplikoni shampon në flokë, sigurohuni që të jenë të lagur. Për një shpërndarje sa më efikase duhet që shampon ta hidhni në dorë e më pas të shkumoni flokët.
Balsami duhet të aplikohet vetëm tek majat
Balsami duhet aplikuar vetëm në majat e flokëve dhe jo që në rrënjë. POR, ajo që nuk dini është se duhet aplikuar përpara shampos.
Në fund, ujë të ftohtë
Shpëlarjen e fundit bëjeni me ujë të ftohtë. Kjo gjë do të mbyllë poret duke mbajtur lagështinë brenda rrënjëve të flokëve dhe do të përshpejtojë qarkullimin e gjakut.