A i bëri ofertë Kurti, që Alternativa të shkrihet në Vetëvendosje? – flet Kusari-Lila
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka konfirmuar se asnjëherë nuk i është kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që subjekti që ajo përfaqëson të shkrihet në Lëvizjen Vetëvendosje.
”Jo, asnjëherë. Asnjëherë të vetme”, tha ajo.
Tutje ajo në DPT te Fidani, tha megjithatë se i është bërë nderë që Vetëvendosje i ka dhënë mundësinë për të bashkëpunuar.
”Ky bashkëpunim ka qenë i suksesshëm”.
”Më kanë bë nder të madh, edhe pse siç ka thënë kryeministri çdo marrëdhënie është marrie – dhënie”.