A i bën çiftet më të lumtur pasja e fëmijëve? Ja çfarë thotë studimi

A i bën çiftet më të lumtur pasja e fëmijëve? Ja çfarë thotë studimi

Njerëzit me fëmijë në shtëpi janë po aq të kënaqur me jetën e tyre si ata që nuk kanë fëmijë në shtëpi, sugjeron një studim i ri.

“Prindërit kanë tendencë ta vlerësojnë jetën e tyre më shumë sesa njerëzit pa fëmijë, por ata janë të ndryshëm në shumë mënyra: ata janë më të pasur, më të arsimuar, më të shëndetshëm,” tha bashkautori i studimit, Angus Deaton, ekonomist në Universitetin Princeton. “Pasi t’i keni kontrolluar këto gjëra, nuk ka në thelb asnjë dallim në vlerësimin e jetës.”

Gjetjet, e publikuara ditë më parë në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”, sugjerojnë se njerëzit të cilët zgjedhin një mënyrë jetese në krahasim me tjetrën do të jenë goxha të kënaqur me vendimin e tyre.

“Njerëzit të cilët kanë fëmijë, në përgjithësi duan fëmijë,” tha Deaton për “LiveScience”. “Njerëzit të cilët nuk duan fëmijët janë njerëz që, në përgjithësi, nuk duan të kenë fëmijë. Dhe pse do të prisnit që njëri grup të jetë më i lumtur se tjetri.

Studimet për të qenët prind kanë dalë me rezultate kontradiktore. Disa studime tregojnë se për prindërit e rinj, lumturia bie me lindjen e çdo fëmije shtesë, por që njerëzit me familje të mëdha kanë më shumë gëzim apo lumturi në moshën e mesme.

Studime të tjera kanë gjetur se prindërit janë më të lumtur sesa ata që nuk janë prindër. Nga ana tjetër, hulumtime të tjera sugjerojnë se fëmijët e pengojnë kënaqësinë martesore.

Deaton dhe kolegu i tij Arthur Stone, hulumtues i psikiatrisë në Universitetin Stony Brook në Neë York, analizuan të dhënat e anketës Gallup të 1.8 milionë amerikanëve, si dhe të 1.070.000 njerëzve në 161 vende në të gjithë botën.

Pjesëmarrësit e anketës treguan nëse kishin apo jo fëmijë në shtëpi dhe iu përgjigjën disa pyetjeve të tjera, duke përfshirë një pyetje në të cilën ata e vlerësuan jetën e tyre duke përdorur shkallën prej 0 në 10, me 10 që ishte jeta më e mirë e mundshme dhe 0 më e keqja.

Ata gjithashtu iu përgjigjën pyetjeve nëse ndiheshin të lumtur, të qeshur, të zemëruar, të shqetësuar apo emocione të tjera “shumë” apo “aspak”, një ditë më parë.

Në përgjithësi, njerëzit me fëmijë në shtëpi kishin tendencë të vlerësonin jetët e tyre më lartë se ata pa fëmijë në shtëpi. Por pas kontrollimit të variablave tjera që ndërlidhen me kënaqësinë e jetesës – si të ardhurat, shëndeti dhe niveli i religjiozitetit – ky dallim u shkri fare.

Studimi nuk mundet t’i përgjigjet plotësisht pyetjes se a janë prindërit më të lumtur se ata që nuk janë prindër. “Varësisht nga zgjedhja vjen edhe lumturia, dhe njerëz të ndryshëm zgjedhin rrugë të ndryshme në jetë, tha Andreë Osëald, ekonomist në universitetin e Ëarëick në Angli.

Për ata që nuk duan fëmijë “mund të jetë që do të jenë po aq të lumtur edhe pa fëmijë, posaçërisht nëse në jetën e tyre i kanë gjërat që ua përmbushin jetën po aq sa ata”, thotë Carol Graham, ekonomiste në Institutin Brookings.

Por ekziston një përfitim i qartë (apo potencial) nga fëmijët: nipat dhe mbesat. “Ka shumë fakte që nipat dhe mbesat ju bëjnë më të lumtur”, tha Oswald, i cili sapo është bërë gjysh. “Dhe mund ta shihni pse në mënyrë intuitive: Gjyshërit kanë shumë përfitime pa pasur nevojë të zgjohen në mes të natës.

Shpërndaje në: