‘A godet më fort?’ – Pamje nga momenti kur Florian Marku provokon keq kundërshtarin në ring

‘A godet më fort?’ – Pamje nga momenti kur Florian Marku provokon keq kundërshtarin në ring

Florian Marku mposhti Jorick Luisetton për të përmirësuar rekordin e tij të pathyeshmërisë duke emocionuar tifozët shqiptarë të pranishëm të shtunën në Londër.

‘Mbreti Shqiptar’, sic e quan Sky Sport, tërhoqi një mori tifozësh që brohoritën para dhe pasi ai fitoi me pikë në një duel me tetë raunde.

Marku nuk ishte kurrë në rrezik dhe mbeti i pamposhtur për të 11 sfidë radhazi, ndërsa progresoi në një skenë emocionuese të peshave të lehta me bazë në Mbretërinë e Bashkuar që përfshin Conor Benn, David Avanesyan, Josh Kelly, Chris Kongo dhe Chris Jenkins.

I nxitur nga atmosfera elektrizuese, Marku e filloi shpejt me goditje që shkaktonin dhimbje dhe dëme tek kundërshtari – një uppercut ishte pjesa kulmore. Stili i Markut ndryshonte mes qëndrimeve serioze e provokimeve për të ndëshkuar Luisetton.

Francezi ishte i guximshëm dhe i gatshëm të sulmonte hapur, por kjo i mundësoi vetëm Markut të gjente hapësirë për goditjet e tij të mprehta. Marku filloi të provokonte kundërshtarin e tij në raundin e pestë, për kënaqësinë e turmës, përpara se të niste grushtimet mbi të.

 

Shpërndaje në: