A gënjeu publikisht Rozeta Hajdari? Avokati i saj thotë se ajo u intervistua në cilësinë e të dyshuares
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari është intervistuar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, në cilësi të të dyshuarës për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Florent Latifaj, i cili përfaqësoi ministren Hajdari sot në Prokurori.
Në anën tjetër, ministrja Hajdari para medieve tha “Nuk jam intervistuar sot, sepse është fjala për intervistë për rezervën shtetërore, e cila kërkon qartësi në legjislacionin në fuqi, që është Ligji për rezervën shtetërore, ligjji për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar dhe ligjjet tjera”.
Çështja e rezervave shtetërore, Rozeta Hajdari del nga Prokuroria Speciale: S’jam intervistuar