A është normale të gënjehet për shkak të kënaqjes seksuale?
Kur ekziston mundësia e seksit, njerëzit janë të prirë të ndryshojnë qëndrimet e tyre dhe t’i plotësojnë dhe t’i riorientojnë për veten e tyre, kanë thënë hulumtuesit e Universitetit në Rochester
Në hulumtim kanë marrë pjesë 600 studentë heteroseksualë të cilët kanë pasur interakaksion me pjesëtaret e gjinisë femërore.
Studentët, kanë qenë të ndarë në dy grupe dhe është dashur të kenë qëndrime të tjera nga ato të cilat i kanë pasur bashkëbiseduesit e tyre.
Mirëpo, një pjesë e grupit para bisedimeve ka pasur rastin të shohë fotografi me konotacion seksual dhe ai grup në mënyrë të pavetëdijshme vetëm ka konfirmuar qëndrimet e palës tjetër, edhe pse është thënë që të mos veprojnë ashtu.
Kjo ka treguar supozimin që personat të cilëve në vetëdije u është dëshira e gënjeshtrës seksuale do të konfirmojnë, miratojnë apo thjesht të bëjnë çfarëdo që të jetë e nevojshme për të përjetuar kënaqësinë seksuale.
Ekzistojnë hulumtime të cilat kanë treguar që shumica do të gënjejnë të huajin atraktiv për numrin e partnerëve me të cilët kanë pasur marrëdhënie seksuale.
E gjithë kjo, thonë shkencëtarët, është normale, mirëpo që gjithsesi duhet përpjekur që gënjeshtra, nëse nuk është e mundshme të kontrollohet në tërësi, duhet zvogëluar deri në minimum.
Çdokush dëshiron që të tregohet më i miri, më i mençuri, më i suksesshmi, më i bukuri, mirëpo nëse do ta teproni, edhe pala tjetër do të ketë nevojë që t’ju arrijnë në të gjitha prirjet.
Andaj, është e mundshme që të dyja palët të përjetojnë befasi (të pakëndshme) kur të zgjohen në mëngjes.