A është më e keqe tradhtia e mashkullit apo e femrës? Më në fund kemi përgjigjen

A është më e keqe tradhtia e mashkullit apo e femrës? Më në fund kemi përgjigjen

Duket që meshkujt dhe femrat janë të barabartë kur është fjala për tradhtinë, mirëpo shpesh zhvillohen polemika rreth asaj se në çfarë mënyre tradhtohet dhe a është e mundshme të ndahen emocionet nga tradhtia

Shpesh kemi folur edhe lidhur me temën e tradhtisë emocionale dhe asaj fizike dhe që pikërisht a është e mundshme të ndahet njëra nga tjetra.

Atë që e tregojnë hulumtime të shumta është që meshkujt shpesh hyjnë në aferë pa emocione.

Tradhtia e tyre shpesh është vetëm fizike, ndërsa femrat, kur vendosin për të tradhtuar, e bëjnë atë më së shpeshti nga ndjenjat më të thella.

Prandaj, meshkujt në tradhti nuk hyjnë me zemër, derisa femrat rrallë herë mund ta ndajnë seksin nga ndjenjat.

Gjithashtu, ekziston edhe dallimi në impulset, d.m.th në arsyet për shkak të të cilave është bërë tradhtia.

Meshkujt vendosin të tradhtojnë për të pasuruar jetën seksuale, për të kënaqur instinktet e tyre dhe për të shtuar vetëbesimin, derisa, nga ana tjetër, femrat, tradhtojnë kur janë të pakënaqura me jetën seksuale dhe kur nuk janë të përkëdhelura dhe respektuara nga ana e partnerit të tyre.

Shpesh dinë ta bëjnë këtë nga hakmarrja, mirëpo edhe kur dëshirojnë të kthejnë vetëbesimin.

Ky është konkluzioni i përgjithshëm që meshkujt tradhtojnë për shkak të seksit, ndërsa femrat për shkak të dashurisë.

Andaj mund të arrihet në përfundimin që shkaqet femërore për tradhti, në shikim të parë, janë më serioze se ato të meshkujve.

Po ju, çfarë mendoni ju, a është më e keqe tradhtia e mashkullit apo e femrës?

Shpërndaje në: