A është ky njeri apo makineri? Kilometrat sa ka vrapuar Pedri këtë Euro, ju bëjnë të dyshoni seriozisht

A është ky njeri apo makineri? Kilometrat sa ka vrapuar Pedri këtë Euro, ju bëjnë të dyshoni seriozisht

Mesfushori spanjoll, Pedri është ndër futbollistët më meritor që Spanja ka arritur të arrijë deri në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian “Euro2020”.

Talenti i Barcelonës, është ndër emrat e parë që përzgjedhësi Luis Enrique bënë formacionin para ndeshjeve.

Pedri sipas një statistike, deri më tani në “Euro2020” ka vrapuar plotë 61 kilometra në total.

Shifra të frikshme për një futbollist të talentuar që ka vetëm 18-vjeç.

Në ndeshjet paraprake të “Furisë së Kuqe”, Pedri ka dhënë sinjale se të ardhmen do të jetë futbollist kyç në formacionin e Spanjës.

Shpërndaje në: