A është ky fundi i Mourinhos te Tottenhami? Mposhtet me lehtësi nga Man City
Manchester City ka vazhduar me hapa të sigurtë drejt titullit të dytë brenda tri viteve, teksa mposhti sonte Tottenhamin me rezultat komod 3-0.
Rodri fillimisht kaloi në epërsi ‘Qytetarët’ në minutën e 23-të, duke qëlluar cakun nga penalltia, shkruan Periskopi.
Pastaj spektakli ishte i garantuar për top golashënuesin e Cityt këtë sezon, Ilkay Gundogan, i cili realizoi dy golat e tjera në minutat 50′ dhe 66′.
Pas kësaj fitoreje, City grumbullon 53 pikë dhe forcon lidershipin me 53 pikë, shtatë më shumë se Leicesteri, e cila ka një ndeshje më shumë të luajtur.
Përndryshe, City vazhdoi me ecurinë e fitoreve rresht, derisa regjistroi të 16-tën rresht në të gjitha garat.
Në anën tjetër, Tottenhami nuk ka mundur të ishte më keq, teksa zë pozitën e tetë në tabelë me vetëm 36 pikë.
A do të jetë ky fundi i Mourinhos te klubi londinez? /Periskopi.com/