A është konfuzioni shenjë e Covid? Ja ç’thonë eksperët
Konfuzioni mund të jetë një shenjë e Covid, sipas studimeve të fundit.
Një studim i JAMA Network Open, botuar më 19 nëntor, zbuloi se 28% e pacientëve më të vjetër në moshë të infektuar me Covid-19 në shtatë departamente të urgjencës amerikane, ishin në një gjendje të hutuar mendore.
Kur ekipi hulumtues në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts analizoi të dhënat e 817 pacientëve me Covid-19 të moshës 65 vjeç e lart, konfuzioni – i njohur edhe si delir – ishte simptoma e gjashtë më e zakonshme dhe ishte një simptomë kryesore në 16% të pacientëve. Gjithashtu, 37% e pacientëve me këtë simptomë nuk kishin asnjë nga simptomat më tipike të Covid-19, të tilla si temperaturë ose probleme me frymëmarrjen.
Një tjetër studim i mëparshëm mbi Covid-19, botuar në New England Journal of Medicine, mbështet lidhjen mes Covid dhe konfuzionit.
Konfuzioni është një simptomë që i bën njerëzit të ndihen sikur nuk mendojnë qartë, ndihen të çorientuar dhe e kanë të vështirë të përqëndrohen ose të marrin vendime. Konfuzionit i referohen gjithashtu si çorientim. Në gjendjen më ekstreme, quhet delir/përçartje.
Konfuzioni si simptomë Covid-19 duket se godet më shpesh të moshuarit dhe kjo nuk ka ardhur si befasi për ekspertët, pasi edhe në epidemitë e mëparshme janë vënë re simptomat neurologjike, për shkak të karakteristikave të përbashkëta të viruseve.