A është islami fe e dhunshme?

A është islami fe e dhunshme?

Së pari, sa i përket kërcënimit që kjo paraqet për Europën. Mendoj se kërcënimi i vërtetë për Europën nuk vjen nga jashtë por nga brenda. Europa kërcënohet nga popullizmat anti-migracion, të cilat në emër të mbrojtjes së Europës po e shkelin pikërisht atë gjë që duhet mbrojtur te ajo.

Sa për islamin, mendoj se është oportunist i keq, si religjionet e tjera. Profetët e tyre i thonë do gjëra të mira për dashurinë dhe tolerancën fillimisht, por më pas e japin të drejtën për t’i vrarë ata që nuk besojnë. Krishti njëherë thoshte, duaje të afërmin tënd dhe më pas se nuk ka ardhur për të sjellë paqe por luftë. Për të qenë sa më i qartë: unë jam plotësisht kundër fundamentalizmin islamik.

Por duket shtuar diçka: duhet të jemi të ndërgjegjshëm se brenda shoqërive tona të zhvilluara e kemi poashtu edhe fundamentalizmin e krishterë i cili mund të jetë poaq i dhunshëm sa ai islamik. Sipas FBI, 2 milionë amerikanë janë nën hetime si potencial i mundshëm për fundamentalizmin e krishterë. Problemi thelbësor është se çka në kapitalizmin e sotëm, e nxitë fundamentalizmin?

Së dyti: të hedhim vështrimin në historinë e fesë islame. Për shembull, pozita e femrës në shumicën e shteteve myslimane është për mozomakeq për ne. Por në mesjetë, pozita e femrës në këto vende, ishte e pakta, pak më e mirë se në Europën e kohës. Sa për tolerancën dhe antisemitizmin, më kujtohet fort mirë se në ish-Jugosllavi, i vetmi qytet me një përqindje të madhe të hebrejve ishte Sarajeva. Pse? Sepse myslimanët i toleronin, për dallim nga ne, të krishterët që i persekutonim! Unë nuk e mohoj se dhuna fundamentaliste e sotme justifikohet nga fundamentalizmi mysliman. Por mendoj se, është e njëjta gjë edhe sa i përket pedofilisë dhe kishës katolike: duhet t’i përdorim të njëjtat kritere për të gjitha religjionet.

Shpërndaje në: