A është i shëndetshëm sushi?
Viteve të fundit edhe shqiptarët kanë filluar të hanë sushi.
Sushi njihet si një ushqim fotozhenik, pasiqë shumica e njerëzve që e hanë e postojnë neper rrjetet sociale, transmeton Klan Kosova.
Përveç se është ushqim i shijshëm është edhe i shëndetshëm. Kështu besojmë për shkak të përmbajtjes së tij pasi baza është peshk.
Ka shumë lloje të sushi-t, por për disa prej tyre dietologët thonë se janë gati njësoj si patatet e skuqura për sa i përket vlerave ushqimore.
Sushi nuk përbën problem nëse konsumohet rralle, por nëse hani shpesh dhe në sasi të mëdha, mos u habsni nëse shtoni disa kile.
Opsionet më të shëndetshme të sushi-t janë ato që kanë përbërje të avokados, karkalecave, perimeve apo oriz të zi.