A është gjakderdhja nga hunda një simptomë e Covid?
Teksa studiuesit mbledhin të dhëna për koronavirusin, ata po zbulojnë më shumë simptoma të mundshme. Ka të ngjarë që shumë njerëz të infektuar me Covid të kenë gjakderdhje nga hunda, por nevojiten më shumë kërkime për ta konfirmuar si simptomë. Çfarë dihet deri tani?
Gjakderdhja nga hunda është e zakonshme dhe ka një gamë të gjerë shkaqesh të mundshme. Çdo gjë që ndikon te indet në hundë ose shkakton dëmtim mund të çojë në gjakderdhje. Disa shkaqe të mundshme përfshijnë:
– kapja e hundës
– objekte që bllokohen në hundë
– acarim kimik
– alergji
– ajri i ftohtë
– infeksion i sipërm i frymëmarrjes
Studiuesit kanë vërtetuar se virusi që shkakton Covid-19 mund të hyjë në qeliza përmes një receptori të quajtur ACE-2, i cili gjendet në shumë pjesë të trupit, përfshirë qelizat që lidhen me:
– rrugët e frymëmarrjes
– zemrën
– enët e gjakut
– veshkat
– traktin gastrointestinal
Ka të ngjarë që SARS-CoV-2 mund të shkaktojë inflamacion në hundë, gjë që mund të rrisë shanset për gjakderdhje nga hunda.
Disa studime të vogla kanë gjetur prova se njerëzit me Covid-19 përjetojnë gjakderdhje nga hunda më shpesh sesa njerëzit pa Covid-19, por kërkohet më shumë hulumtime për të kuptuar plotësisht lidhjen.
Njerëzit me Covid-19 që marrin oksigjen mund të jenë në një rrezik në rritje të zhvillimit të gjakderdhjes për shkak të rritjes së thatësisë së hundës dhe dëmtimit të indeve.