A është e vërtetë që djemtë shohin video erotike me vajza që i ngjasojnë vajzës që ata kanë qejf?
Pornografia është thjesht një hapësirë ku ne mund të angazhohemi me impulset tona seksuale dhe bën sens që disa prej nesh të jenë të prirur që të përfshijnë dikë nga jeta reale në përmbajtjen që shohin kur masturbohen.
Një djalë që kërkon pornografi që duket si e dashura e tij në jetën e vërtetë, ose si vajza që pëlqen, mund të pasqyrojë gjithashtu “një dëshirë për realitet” mes akteve seksuale, situatave dhe llojeve të trupit shpesh shumë jorealiste që shfaqen në shumicën e pornografive.
Burrat mendojnë se femrat e jetës reale janë jashtëzakonisht tërheqëse dhe kur kërkojnë video erotike, nuk është çudi që të jenë në kërkim të këtyre femrave.
Në vitin 2022, kërkimet në PornHub me fjalën “realitet” ishin një nga kërkimet kryesore.
Nga ana tjetër, për shumë burra, fantazitë e tyre seksuale përfshijnë partneren e tyre ose dikë që kanë qejf.
Pra, çfarë do të thotë nëse ai e bën këtë?
Ndoshta diçka, ndoshta absolutisht asgjë. Me shumë mundësi, ju i dukeni seksi dhe jeni pjesë e fantazive të tij më të çmendura seksuale.
Mund të nënkuptojë gjithashtu se ai ka një “tip”, një model vajze (bjonde, brune, të mbushur, më të dobët etj) prej të cilave ai tërhiqet zakonisht.
Nëse ju keni kuptuar se partneri juaj ose dikush që po njihni bën diçka të tillë, mund ta diskutoni me të për të kuptuar më mirë se çfarë mendon ai.
Burimi: Cosmopolitan