A është e pamoralshme të bësh fëmijë duke marrë parasysh ndryshimin e klimës?

A është e pamoralshme të bësh fëmijë duke marrë parasysh ndryshimin e klimës?

 

Vendimi nëse duhet ose jo të bësh fëmijë, është një ndër më të rëndësishmit në jetën e një personi – shpesh edhe më i rëndësishmi.

Mua më është dashur shumë që të bindem nga gruaja ime kur erdhi koha që të vendosnim. Ngurrimi im ishte i bazuar në premisa egoiste: më pëlqente jeta ime dhe nuk doja ta ndryshoja. Gruaja ma lodhte kokën dhe më thoshte se e ndjente një imperativ biologjik, për të cilin nuk kisha përgjigjje. Kush isha unë që t’i dilja kundër kësaj? Kështuqë, u pajtova.

Por ka edhe diçka tjetër që duket marrë në konsideratë, poashtu – e ajo është jeta e re që po e sjellni në botë, pa e pyetur fare.

Nuk është aspak korrekte. Bota është një vend i mrekullueshëm, sepse njerëzit e bënë të tillë me shpikje të mahnitshme si librat, penicilina dhe picat. Por është poashtu edhe një vend i tmerrshëm, për shkak të shpyllëzimeve, armëve nukleare dhe plehrave e mbeturinave të shumta.

Dhe e tmerrshmja duket se po tëkeqet gjithnjë e më shumë, sidomos tash pasiqë ndryshimi në klimë ka shpejtuar  – për disa dekada niveli i detit do të rritet në ato përmasa që dikur mendohej se do të merrnin disa shekuj. Kjo e komplikon vendimin se a duhet pasur fëmijë.(periskopi.com)

Po jetojmë në periudhën që shkenctarët e quajnë “Zhdukja e gjashtë” – një periudhë ku zhduken një numër i madh specjesh nga planeti ynë. Zhdukja e fundit, e pesta, ndodhi 66 milionë vjet më parë, kur një asteroid gjigant u përplas me tokën dhe si pasojë u zhdukën 76% e specjeve të asaj kohe.

Këtë herë, ne e kemi fajin.

“Shkenctarët e klimës pajtohen se njerëzimi është afërr rritjes së nivelit të detit prej 20 deri në 30 ft, por kjo pritej të ndodhte pas disa shekujsh,” raportonte Justin Gillis e New York Times. Por një studim i fundit i udhëhequr nga shkencëtari i Nasas, James E. Hansen, thotë se efektet negative po ndodhin shumë më shpejt se që kemi menduar.

“Kjo do të nënkuptonte që t’i humbnim të gjitha qytetet bregdetare, shumicën e qyteteve të mëdha të botës dhe historinë e tyre,” ka shkruar Hansen, duke shtuar, “Është e rreziksme t’iu lëmë të rinjëve një situatë për të cilën nuk do të kenë kontroll.”

Imagjinoni sikur: New Yorku, Tokyo, Mumbai, Shanghai, Bangkoku, Miami të fundoseshin. Mendoni rreth pasjojave të saj. Kollapsin ekonomik global, urinë, konfliktet për kufinjtë, luftërat.

Duke menduar rreth të ardhmes së frikshme që shkenctarët e kanë parashikuar, përjetova dhimbje në një pjesë mjaft specifike timen, atë pjesë që e mësova kur e takova djalin e posalindur, 11 vjet më parë.

Momenti më la pa fjalë, dhe mendjen nuk ma kishte ndikuar asnjë drogë në atë mënyrë. Por shoku im Dave, që kishte fëmijë para meje, gati e kapi thelbin e kësaj gjëje kur po flisnim për këtë më vonë: ishte si të kishe një derë të çelur në trurin tuaj dhe të ecje andej pa e kuptuar se aty është e gjithë pjesa tjetër e trurit tuaj që kurrë s’e kishit ditur se ekzistonte. Një dhomë poaq e madhe sa edhe ajo pjesë e trurit që e keni përdorur gjithë jetën tuaj, e madhe dhe bosh (si truri i vjetër) por në të gjeje gjëra, brenda meje, që kurrë s’e kisha ditur se ishin aty më parë.(periskopi.com)

Kjo krijesë, ky person i vogël i posalindur, ishte gjysma ime. E ndjeja një lidhje primordiale që kurrë s’e kisha ndjerë më parë, një lidhje të ndryshme nga gjithçka që dija më parë. Dhe e mora një përgjegjësi të rëndë e të thellë mbi supe: puna e punëve të mia, detyra e detyrave të mia, ishte që ta mbroja vazhdimisht – ta mbaja gjallë, të shëndetshëm, të lumtur.

Shkrirja e ardhshme e madhe ishte një shqetësim teorik për brezat e ardhshme: çfarë bote do të trashëgojë stër-stër-stër nipi im? Tashmë, kjo është bërë më reale. Si mund ta mbrojë fëmijun tim? A ishte korrekte që e solla në këtë botë? A ishte imorale?

A isha bashkëfajtor për këtë gjendje? Kur e merrja një letër çfarëdo, mendoja për një pemë që rrëzohej për toke në Amazon, dhe pastaj mendoja për djalin tim duke u rritur në një botë të hirtë, në vdekje – duke ecur në rrugët me gropa të Kansasit. A do të ketë ai fëmijë? Vendimi i tij do të jetë edhe më i zorshëm për t’u marrë se i imi. Është shumë dëshpëruese.

Megjithatë, kam vendosur t’i mbajë anën dhe të avokojë pro riprodhimit. E kam ndërmend kur e bëj këtë, fuqinë e madhe që e kemi ne njerëzit – forcën kaq shkatërruese që e kemi përdorur kaq dramatikisht. Ndoshta, me këtë fuqi mund t’i kthejmë gjërat mbrapsht, ose të paktën, mund të shpikim diçka që të shpëtojmë. Çka nëse, dhe kjo është një “nëse e madhe”, disa të rinjë, ose disa fëmijë që nuk janë lindur ende, do të jetë supergjenitë që do ta shpëtojnë planetin?

Ai duhet ta dijë sesi ta ftohë atmosferën përderisa ende funksionon, dhe të shpërndajë fara për të mbjellur shumë pemë.

Ka gjithmonë ndoshta. Dhe kjo mjafton për të ngulmuar.

 

Guardian| përkthimi: periskopi.com

Shpërndaje në: