A e keni ditur se të ngrënit në vetmi shkakton pakënaqësi?
Njëri nga shkaqet kryesore të pakënaqësisë është ngrënia në vetmi.
Kështu sygjeron Indeksi për jetesë të mirë i lansuar së fundi në Sainsbury të Britanisë së Madhe, i realizuar në bashkëpunim me hulumtuesit e Oxford në për ekonomi.
Më shumë se 8 mijë persona u anketuan për të kuptuar si njerëzit mund të ketë një jetë më të mirë. Të dhënat e mbledhura kanë gjetur se disponimi i britanikëve ka shënuar rënie prej 0.5 pikësh në gjashtë muajt e fundit.
Përderisa disa nga arsyet për mungesë të disponimit lidhen me faktorët si moti apo kaosi i madh në trafikun publik, ky indeks ka gjetur edhe arsye të tjera befafuese që i bëjnë njerëzit të pakënaqur.
Më shumë se çdo faktor tjetër i vetëm, të ngrënit në vetmi është më së shumti i lidhur me trishtimin apo mungesën e disponimit, përcjell KosovaPress.
Njerëzit që kanë ngrënë pa shoqëri kanë shënuar 7.9 pikë më pak se mesatarja, krahasuar me ata që nuk janë ushqyer vetëm.