A e keni ditur se qumështin mund ta përdorni edhe për flokët dhe lëkurën tuaj?!
Qumështi është përdorur për shekuj me radhë si një produkt bukurie. E nëse dikur vetëm princeshat kishin fatin të trajtoheshin e të bënin banjë me qumësht, tanimë gjithkush mund ta sigurojë këtë produkt e ta përdorë sipas interesave të tij.
I pasur me vitamina dhe vlera ushqyese, qumështi është një produkt shumë i mirë jo vetëm për shëndetin në përgjithësi, por edhe për lëkurën e flokët.
Më poshtë do të lexoni të gjitha përdorimet e qumështit;
Pastron lëkurën nga puçrrat
Mjafton të lyeni fytyrën me qumësht, ta lini për disa minuta e më pas ta shpëlani normalisht.
Zbeh shenjat e lëkurës
Përzieni qumësht, mjaltë dhe limon, aplikojeni masën e përfituar në fytyrë.
Pastrues lëkure
Me ndihmën e një pambuku pastroni fytyrën me qumësht! Lëkura do të pastrohet dhe do të hidratohet në thellësi.
Scrub (Maskë gërryese)
Përziejeni tërshërën me qumësht dhe fërkoni lëkurën e fytyrës dhe trupit për të larguar qelizat e vdekura.
Tonik
Qumështi është ideal për lëkurat e yndyrshme pasi eliminon yndyrën e tepërt dhe e hidraton lëkurën. Ajo që duhet të bëni është të lyeni fytyrën me qumësht, ta lini për disa minuta e më pas ta shpëlani vetëm me ujë të bollshëm.
Flokët
Njësoj si lëkura, edhe flokët do të hidratohen në nivel qelizor nëse të paktën një herë në jave i shpëlani me qumësht.
Skalpi dhe folikulat e flokëve do të ushqehen dhe procesi i rritjes se flokëve do të përshpejtohet.
Maskë për flokët
Para se të lani flokët përgatisni një maskë me qumësht dhe banane dhe lyeni flokët për disa minuta.