A e keni ditur se gjumi i prindërve reduktohet në gjashtë vitet e para të fëmijëve
Studiuesit britanikë, në bashkëpunim me Institutin Gjerman për Kërkime Ekonomike dhe Universitetin e West Virginias, kanë studiuar gjumin e 4 659 prindërve që kishin një fëmijë.
Në tre muajt e parë pas lindjes, nënat ishin duke fjetur në mesatarisht një orë më pak sesa para shtatzënisë, ndërsa kohëzgjatja e baballarëve binte me 15 minuta.
Megjithatë, kur fëmijët ishin mes moshës 4-6 vjeç, kohëzgjatja e gjumit ishte edhe më e shkurtër, 20 minuta te nënat dhe 15 minuta te baballarët.
“Gratë kanë prirjen të përjetojnë më shumë prishje të gjumit sesa burrat, pas lindjes së një fëmije”, kjo është për shkak se “nënat janë më shpesh roli primar krahasuar me baballarët”, shpjegon Sakari Lemola i Departamentit të Psikologjisë të Universitetit të Warwick.
“Ndërsa dëshira për të pasur fëmijë është një burim i madh gëzimi për shumicën e prindërve, është e mundur që shumë nevoja dhe përgjegjës të lidhen me rolin e një gjumi më të shkurtër dhe një cilësie të reduktuar gjumit deri në 6 vjet nga lindja e fëmijës së parë”, theksoi ai.