A e ka fjalën edhe Edi Rama për militantët e Albin Kurtit se s`ka pushues në Jug?: Fushatë e organizuar
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pasi në rrjetet sociale qytetarë të shumtë po ankohen se “çmimet në Shqipër janë rritur”.
Rama e mohoi një gjë të tillë, duke e cilësuar këtë si një “fushatë të organizuar”.
“Dua të përfitoj nga rasti duke qenë se këtu janë të pranishëm jo vetëm një pjesë e bashkive kryesre sa i përket turizmit, por edhe të tjerët. Tendenca e flukseve turistike për të shkuar përtej detit dhe për të eksploruar pika të tjera, është shumë e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm, ka një një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin. Kam folur me kryetarët e bashkive, janë skandalizuar nga shumë video lajme komente të rreme të manipuluara.
Faktet janë në terren. Sistemet tona të sigurisë kanë ndezur dritën e kuqe të sigurisë kibernetike, profile false që përdoren për këtë sulm. Kjo është njëra anë e medaljes që vlen, ajo që vjet ishte çelje e lules së turizmit shqiptar në sytë e botës, erdhi me sfida të reja komplekse që kanë të bëjnë me të gjithë elementët. Sivjet faktikisht para pak ditësh Komisioni Europian i udhëtimeve dhe nxori klasivimitm dhe Shqipëria është në vendin e parë me 86% rritje.
“Dikur i quanin vëzhguesit e Edi Ramës, tani është konvertuar në patronazhistë të Vetëvendosjes, sepse cdo mëngjes në plazhet shqiptare nga Velipoja deri poshtë në Ksamil shikon militantë të Albinit tek filmojnë pa gdhirë ende dita shezllonet bosh, plazhet bosh dhe i ndajnë në rrjetet sociale për të krijuar idenë që ky vend është abandouar (braktisur) gjatë sezonit turistik”, tha Mane