A e dini se prej kafes mund ta kuptoni se a jeni të infektuar me COVID-19

A e dini se prej kafes mund ta kuptoni se a jeni të infektuar me COVID-19

Derisa kjo sëmundje do të ndikojë te secili ndryshe, një simptomë e zakonshme e infeksionit me coronavirus është humbja e nuhatjes dhe shijes.

Në fakt, këto simptoma janë bërë një sinjal i rëndësishëm për të zbuluar nëse një person është i infektuar.

Kështu që shumë njerëz do të zbulojnë se diçka nuk është në rregull me kafenë e tyre të parë në mëngjes.

Ndërsa shumica e njerëzve në botë pinë kafe në mëngjes, të gjithë me siguri do ta vërejnë nëse nuk ndiejnë aromën e njohur, pra ky pikërisht mund të jetë sinjal i parë që jemi të infektuar.

“Ndonjëherë humbja e nuhatjes te këta pacientë është simptoma e vetme, kështu që humbja e nuhatjes dhe shijes mund të jetë testi më i thjeshtë që do të zbulojë gjendjen te njerëzit”.

“Dhe kështu ata do të dinë që nuk bën të lëvizin jashtë dhe të përhapin infeksionin”, thotë James Schwob, profesor i biologjisë nukleare në Universitetin Tufts.

Shpërndaje në: