A e dini cili është aktiviteti më i thjeshtë dhe njëkohësisht më i dobishëm për ju dhe foshnjën tuaj gjatë shtatzanisë?
Stresi i përjetuar nga nëna gjatë shtatzanisë reflektohet edhe në tonin e zërit të saj. Fetusi vendos nëse do të komunikojë me nënën dhe botën e jashtme duke perceptuar gjendjen mendore të nënës nga melodia, ritmi dhe frekuenca e zërit të nënës. Kur zëri i nënës është i butë, i qetë, i paqshëm dhe harmonik, fetusi i merr këto sinjale paqeje, duke u kthyer me dashuri dhe besim drejt nënës dhe botës së jashtme, duke përfunduar zhvillimin e tij në mënyrën më të shëndetshme të mundshme.
Përveç shumë ngjarjeve fiziologjike që e dobësojnë sistemin nervor, sistemin imunitar dhe shëndetin psikologjik si: përshpejtimi i rrahjeve të zemrës, rritja e presionit të gjakut, djersitja e shtuar, e bashkë me këto procese të zakonshme të shtatzanisë edhe ndryshimet hormonale mund ta bëjnë jetën e përditshme të nënës në pritje, akoma më të vështirë. Përveç kësaj, sipas rezultateve të hulumtimeve klinike, që nga momenti kur fetusi fillon të formohet, e gjithë gjendja shpirtërore e nënës fillon të vendoset në nënvetëdijen e fëmijës dhe të gjitha këto emocione, pozitive dhe negative, ndikojnë shumë në zhvillimin e personalitetit të ardhshëm të foshnjës.
Epo, a e dini se çfarë rekomandojnë fuqimisht shkencëtarët dhe mjekët me famë botërore për të pasur një shtatzani më të lumtur, më të qetë dhe më të ekuilibruar? Ata sugjerojnë teknika meditimi dhe ushtrime meditimi, të cilat janë studime që rrisin vëmendjen tonë në jetë!
Praktika e rregullt e meditimit vepron si një antidot për të gjitha këto ndryshime fizike dhe mendore. Gjendja e qetësisë dhe paqes absolute që ndodh gjatë meditimit, e cila përshkruhet si “Ndërgjegjësim i Qetë”, gradualisht zhvendoset në të gjithë jetën e përditshme dhe përballë ngjarjeve të mundshme stresuese, sistemi nervor qendror i nënës automatikisht fillon të reagojë më qetësisht ndaj situatave stresuese dhe fiton aftësinë për të vlerësuar gjithçka rreth tij nga një perspektivë më e gjerë.
Sipas gjetjeve të shkencëtarëve, disa nga përfitimet kryesore të meditimit të rregullt gjatë shtatzanisë janë si më poshtë:
* Relaksimi
* Vendosja dhe ruajtja e ekuilibrit fizik, mendor dhe shpirtëror
* Mbrojtja nga stresi dhe sëmundjet e shkaktuara nga stresi
* Çlirimi nga frika dhe ankthi
* Rritja e energjisë fizike dhe shpirtërore
* Komunikimi intuitiv me foshnjën më intensivisht
* Qarkullimi i gjakut dhe normalizimi i rrahjeve të zemrës
* Balancimi i presionit të gjakut
* Forcimi i sistemit imunitar
* Sekretimi i rregullt i hormonit të rritjes (hormoni anti-plakje) nga gjëndrat mbiveshkore
* Përmirësimi i cilësisë së gjumit
Përfitimet kryesore të meditimit të rregullt për foshnjën janë si më poshtë:
* Relaksim i thellë
* Vendosja e një marrëdhënieje të besueshme dhe të dashur me nënën
* Zhvillimi i vetëbesimit pas lindjes dhe aftësia për ta mbajtur jetën në një mënyrë të ekuilibruar
* Rritja e aftësisë për të folur, dëgjuar dhe mësuar
Gjatë meditimit mund të fokusoheni në dicka që juve ju bën të lumtur ose ju mahnit, duke ndikuar kështu pozitivisht në gjendjen tuaj emocionale. Për shembull, meditimi rreth universit, faktit që njeriu është në qendër të gjithë galaksisë dhe rëndësia që i është dhënë atij si qënie ekzistente mund të rrisë tek ju pozitivitetin dhe optimizmin dhe t’ju bëjë më të vetëdijshme për ngjarjen e mrekullueshme që po ndodh: Po sillni në jetë krijesën më të rëndësishme të kësaj bote kaq të madhe: po sillni në jetë një njeri!