A e dini cilat janë 10 veturat më të mira me mbi 100,000 kilometra të kaluara

A e dini cilat janë 10 veturat më të mira me mbi 100,000 kilometra të kaluara

Kur bleni një veturë të re gjërat pak a shumë janë të qarta. Por çka ndodhë kur doni të bleni një të përdorur, me mbi 100,000 kilometra|? A e dini cilat modele duhet t’i analizoni, dhe cilave detaje duhet t’i kushtoni kujdes?

Epo, ja që gjermanët e kanë bërë edhe këtë për ju. Sipas Auto Bild, në testin e kryer për këtë qëllim, 10 modelet më të besueshme pas 100,000 kilometrave të kaluara janë:

10. Kia Sportage 2.0 CRDi AWD – Besueshmëria në këtë model doli të jetë e lartë, sepse Kia ka kohë që, përveç çmimit, është bërë konkurrent i madh i modeleve gjermane edhe falë kualitetit.
9. VW Golf Sportsvan 1.4 TSI – Modeli i kalon pa asnjë defekt 100,000 km, kështu që testimimi tij u zgjat edhe për 50,000 km tjera. Golfi Sportsvan i kaloi edhe ato pa asnjë problem.
8. Toyota Prius IV – Komponentet teknike nuk janë ndërrruar fare, sepse nuk kishte nevojë, dhe u vërejtën disa gjurmë të vogla ndryshku nëpër pjesë të karoserisë.
7. Mazda CX-5 Skyactiv-D 184 AWD – E kaloi testin pa defekte që vlen të përmenden, por ndryshku megjithatë filloi të shfaqej nën gepek.
6. Suzuki Swift Sport 1.4 Boosterjet – E kaloi testin e qëndrueshmërisë pa asnjë problem, por në shasi u gjet ndryshk pas çmontimit.
5. Audi A4 B9 Avant 2.0 TFSI – Gjatë çmontimit pas 100,000 km të kaluara nuk u vërejt asnjë problem, apo arsye për ankesë.
4. Seat Ateca 1.4 Eco TSI – Pas udhëtimeve të gjata, disa vozitës janë ankuar në dhimbje të shpinës. Përndryshe, vetura doli pa të meta.
3. Audi A6 Avant 2.0 TDI – Pas gati 115.000 kilometrash të kaluara, përveç sensorit të parkimit nuk u regjistrua asnjë defekt tjetër.
2. BMW Z4 – E kaloi testin e qëndrueshmërisë prej 100,000 km pa asnjë komplikim të vetëm.
1. Audi A3 Sportback 1.4 TFSI – Pa prishje e dëmtime. Inspektimi përfundimtar pas çmontimit nuk zbuloi asnjë problem në veturë.

Shpërndaje në: