A duhet t’ua tregoni kolegëve pagën tuaj?
Të diskutuarit e pagës tuaj me kolegët e punës mund të çojë në probleme serioze në punë. Në fakt nuk është teknikisht e paligjshme për t’u diskutuar por mund të sjellë dëme në mjedisin tuaj të punës duke ju sjellë telashe me punëdhënësin tuaj.
Ka disa situata ku ju mund të flisni për pagën tuaj, por duhet të jeni të kujdesshëm që kjo situatë të mos kthehet kundër jush, shkruan Ekonomia Online.
Çfarë thotë ligji?
Në SHBA, e drejta për të diskutuar për pagën me kolegët tuaj është e mbrojtur nga qeveria federale. “Akti Nacional për Marrëdhëniet e Punës” thotë se punëdhënësit nuk mund të ndalojnë diskutimin e pagave dhe kushteve të punës në mesin e punonjësve. Por ky ligj nuk garanton qasje në informata për pagat e punonjësve. Vetëm kolegët tuaj mund t’ju tregojnë pagat e tyre. Ju nuk mund të detyroni departamentin e burimeve njerëzore t’ju japë këtë informacion.
Arsyet për të mos diskutuar mbi pagën tuaj
Diskutimi i pagës me kolegët tuaj mund të krijojë probleme nëse ju zbuloni se ata marrin më shumë se ju dhe mund të filloni të ndiheni xheloz dhe të prekur. Gjithashtu, ky diskutim mund të dëmtojë moralin dhe punën në grup në vendin tuaj të punës. Ju gjithashtu mund të futeni në telashe me punëdhënësin tuaj, sidomos nëse ai ju ka paralajmëruar që të mos e tregoni atë. Punëdhënësi nuk mund t’ju pushojë nga puna sepse keni diskutuar mbi pagën tuaj, por ai mund ta bëjë punën tuaj të pakëndshme ose mund të kërkojë arsye të tjera që ju të largoheni.
Arsyet për të diskutuar mbi pagën tuaj
Pavarësisht rreziqeve, ka disa situata kur është i vlefshëm diskutimi i pagës me kolegët tuaj. Nëse ka shans që ju jeni në mënyrë të konsiderueshme të paguar keq në krahasim me kolegët tuaj, kjo bën që kjo bisedë të ketë kuptim. Në këtë mënyrë, ju do të keni në mendje një pagë kur të negocioni një pagë më të mirë me punëdhënësin tuaj.
Gjithashtu ka kuptim të diskutoni për pagën tuaj me kolegët nëse ju mendoni se të gjithë nuk janë të paguar mirë. Nëse të gjithë nuk jeni të paguar, mund të punoni së bashku për të dalë me një plan bindës për punëdhënësin tuaj për të rritur pagat.
Si duhet të flisni me kolegët?
Nëse ju do t’i tregoni kolegëve tuaj pagën, ju duhet të bëni kujdes. Sigurohuni që të flisni vetëm me kolegë që keni besim. Gjithkush i përfshirë në diskutim duhet të premtojë që do t’a mbajë informacionin për vete, pa marrë parasysh se çfarë ata mësojnë në këtë mbledhje. Një mënyrë edhe më e sigurt për të mësuar për pagat e kolegëve është duke biseduar me ata të cilët janë larguar nga kompania – ose të paktën me ata të cilët janë zhvendosur në një departament tjetër.
Së fundmi, kurrë mos flisni me kolegët për pagën tuaj gjatë orarit të punës. Ju duhet ta bëni këtë diskutim në pushim apo pas punës. Përndryshe, ju do të jeni duke humbur kohën e kompanisë, përveç se do të përfshiheni në një diskutim të rrezikshëm.