A duhet të qëndroni larg maceve gjatë shtatzënisë?

A duhet të qëndroni larg maceve gjatë shtatzënisë?

Ndoshta më parë keni dëgjuar që gratë shtatzëna nuk duhet të qëndrojnë pranë maceve. Kjo gjë, është vërtet shqetësuese për familjet që e kanë macen e tyre si një pjesëtare të familjes. Por sa e vërtet është kjo gjë, a duhet të qëndrojmë larg maceve gjatë shtatzanisë?

Në fakt nuk ka asnjë problem të qëndroni afër maceve për sa kohë ato janë të vaksinuara dhe nuk kanë parazitë.

Problemi qëndron te pastrimi i venditi ku macja defekon.

Kjo ndodh për shkak se feçja e maces mund të mbartë një infeksion parazitik të quajtur toksoplasmosis.

Nëse ju infektoheni nga ky parazit gjatë shtatzanisë apo edhe disa muaj përpara ngjizjes, ai mund të shkaktojë shumë difekte të lindura te bebi sidomos në zhvillimin e syve dhe trurit të tij.

Paraziti mund të merret oralisht, kështu që nëse ju ndotni dorën me të dhe më pas prekni gojën atëherë mund të infektoheni. Ndaj është mirë t’ja lini pastrimin dikujt tjetër.

Por nëse jeni personi i vetëm që mund të pastrojë vendin ku macja juaj defekon atëherë sigurohuni ta pastroni atë çdo ditë pasi paraziti nuk bëhet infektues pa kaluar 24 orë.

Gjithashtu përdorni dorashka njëpërdorimshe dhe hidhini pas çdo përdorimi. Pasi keni mbaruar me pastrimin, i lani duart me sapun dhe ujë të rrjedhshëm.

Nëse jeni të shqetësuara se mund të jeni të infektuara tashmë nga ky parazit, duhet të njoftoni menjëherë mjekun tuaj dhe të bëni disa analiza gjaku për të kuptuar nëse jeni imune ndaj sëmundjes.

Nëse jeni infektuar më parë nga ky parazit, sistemi juaj imunitar e ka gjetur mënyrën për tu mbrojtur ndaj tij dhe nuk keni asgjë për tu shqetësuar, por nëse nuk keni fituar imunitet doktori juaj do t’ju rekomandojë ilaçet e nevojshme për të minimizuar efektet e sëmundjes.

Shpërndaje në: