A duhet të përdorim produkte për higjienën vaginale?

A duhet të përdorim produkte për higjienën vaginale?

Kontrollimi i rregullt i vaginës duhet të jetë një pjesë e rëndësishme e rutinës suaj të vetë-kujdesit. Çdo gjë që nuk është e zakonshme mund të përfundojë duke qenë e parehatshme, e dhimbshme ose e turpshme, duke e bërë të domosdoshme të flisni me mjekun tuaj ose gjinekologun nëse dyshoni se diçka po shkon keq.

Ju mund të dëshironi të siguroheni se gjërat janë të pastra, sidoqoftë është e rëndësishme të kini parasysh se vagina është vetë-pastruese.

Një ekuilibër i veçantë i pH

Pse ekzistojnë kaq shumë produkte në treg për higjienën vaginale, si xhel e larës të ndryshëm, kur në të vërtetë perceptimi se sekrecionet vaginale janë të pista është i gabuar? Kjo mund të jetë për efekt marketingu e përfitimi.

Ndërsa është normale që vagina ndonjëherë të ketë një erë të lehtë, përdorimi i ndonjë produkti aromatik si pjesë e regjimit tuaj higjienik është një ide e keqe. Vagina ka një ekuilibër të pH të specifik dhe çdo gjë që mund të përdorni e bën atë të prirur ndaj infeksioneve.

Larja me ujë dhe sapun të thjeshtë me nivel të ekuilibruar të pH është gjithçka që duhet për të mbajtur vaginën të pastër dhe të shëndetshme.

Sipas Dr. Hailey MacNear, sa më pak produkte të përdorni aq më shumë siguri do të keni kur është fjala për higjenën vaginale. “Vagina është një ekosistem delikat dhe mund të lindin probleme nëse ka një ndryshim në ekuilibër. Vagina ka për qëllim të jetë një sistem vetë-pastrues dhe shumë organizma tashmë jetojnë në vaginë dhe mbahen në nivele të shëndetshme duke bashkëjetuar me organizma të tjerë. ”

Vaginoza bakteriale

Një studim i botuar në Revistën Ndërkombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit Inovativ thekson se çdo gjë që shqetëson balancën e mjedisit vaginal mund të shkaktojë rritje të mikrobeve të tjera normale, të tilla si Candida albicans, për të shkaktuar infeksione vaginale.

Kur mjedisi i vaginës është i shqetësuar, ajo gjithashtu mund të çojë në rritjen e mikrobeve potencialisht patogjenë, të cilat do të errësojnë bakteret e mira.

Ekziston një korelacion i rëndësishëm ndërmjet përdorimit të produkteve të larjes femërore dhe infeksioneve vaginale. Infeksionet janë tre herë më të zakonshme tek gratë që përdorin rregullisht produkte për higjienën e tyre vaginale.

Zgjidhni me kujdes

Jo të gjitha produktet higjienike femërore janë të njëjta, dhe shumë prej tyre tani janë bërë pa surfaktantë si sulfati lauril amoniak dhe lauril sulfat natriumi.

Disa praktika të sigurta:

  • Lani me ujë të ftohtë deri në ujë të vakët.
  • Mos përdorni asnjë sapun të ashpër ose aromatik, kremra apo produkte të dushit.
  • Vishni të brendshme pambuku.
  • Nëse doni të përdorni produkte specifike, shikoni me shumë kujdes përbërjen e tyre.
  • Përdorni vetëm letër higjienike të butë dhe të bardhë.
  • Shmangni mbajtjen e të brendshmeve të lagura për një kohë të gjatë, si për shembull pasi keni notuar ose pasi jeni brë me djersë nga aktiviteti fizik.

Shpërndaje në: